Skip to content

Prag tragjedie në Theth! Gruaja u mbetët në dorë Policëve (Pamje te renda)

Tensioni është rikthyer në fshatin turistik të Thethit, ku inspektorët e Institutit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) kanë rinisur aksionin për prishjen e bujtinave të ngritura pa leje. Operacioni ka rifilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke u përballur sërish me rezistencën e banorëve.

Ashtu si një ditë më parë, banorët kanë kundërshtuar forcat e IKMT-së dhe policisë, duke u përpjekur të parandalojnë shembjen e shtëpizave të tyre prej druri. Gjatë përplasjes së sotme, mësohet se një banore ka humbur ndjenjat dhe është transportuar nga familjarët drejt ambulancës për të marrë ndihmë mjekësore.

Në Theth ka mbërritur edhe drejtoresha e IKMT-së, Dallëngyshe Bici, e cila ka kërkuar intensifikimin e operacionit të shembjeve. Kjo vjen pas vizitës së djeshme të zyrtarit të IKMT-së, Fatmir Mete, i cili u përball me protestën e banorëve, duke u argumentuar se ata ishin njoftuar paraprakisht dhe se institucionet kishin treguar tolerancë. Mete theksoi se banorët kishin premtuar çmontimin e objekteve, por afati ligjor prej 5 ditësh ishte tejkaluar prej 15 ditësh. Ai akuzoi banorët se po ndërtojnë pa leje dhe po tentojnë të shmangin përgjegjësinë duke kryer veprime noteriale për ndryshimin e pronësisë. Mete deklaroi se në zonë do të prishen 80 objekte.

Nga ana tjetër, banorët e Thethit e konsiderojnë këtë aksion si një “masakër” në mes të sezonit turistik. Ata pohojnë se shumë prej objekteve janë ndërtuar mbi prona të trashëguara dhe u shërbejnë për të siguruar të ardhura. Një banor u shpreh se ata nuk kanë kryer asnjë krim dhe po përmirësojnë shtëpitë e të parëve, duke kërkuar nga shteti të mos i dhunojë dhe të paktën t’u ofrojë zgjidhje alternative.

Published inLajme