Skip to content

DETAJET E PARA – Çfarë po ndodh?! Qëllohen dy persona në mes të qytetit

Dy incidente të veçanta me plagosje janë regjistruar në qytetin e Vlorës, duke çuar në arrestimin e dy personave të dyshuar si autorë. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë (DVP) Vlorë, të dyja ngjarjet kanë ndodhur për motive të dobëta.

Rasti i parë u shënua  në lagjen “Kushtrimi”. Gjatë një konflikti verbal, shtetasi O. Xh., 23 vjeç, dyshohet se ka goditur me një levë hekuri në kokë shtetasin E. D., 33 vjeç. Viktima ka marrë lëndime dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por sipas informacioneve, ai është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar në flagrancë 23-vjeçarin O. Xh. për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ngjarja e dytë ka ndodhur pak më von në lagjen “Uji i Ftohtë”. Shtetasi E. Z., 56 vjeç, pas një konflikti po ashtu për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin M. I., 64 vjeç.

Edhe viktima e këtij incidenti ka marrë plagë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar në flagrancë 56-vjeçarin E. Z. për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë arrestimit iu gjet edhe arma e ftohtë me të cilën dyshohet se kreu plagosjen.

Autoritetet policore në Vlorë vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e secilit rast dhe për të marrë në pyetje personat e arrestuar.

Published inLajme