Skip to content

E rende, vret nënën dhe hidhet nga kati i tetë

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur Milanon në orët e para të mëngjesit, kur një 44-vjeçar ka goditur me thikë për vdekje nënën e tij 73-vjeçare, e më pas ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga dritarja e apartamentit të tyre në katin e tetë.

Banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë autoritetet pasi kanë parë trupin e burrit të shtrirë në trotuar. Zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë zbulimin makabër brenda banesës.

Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit. Oficerët e policisë, pas hyrjes në apartament, e kanë gjetur gruan e moshuar të pajetë, me plagë të dukshme thike në trup. Brenda banesës, hetuesit kanë konstatuar gjurmë gjaku dhe rrëmujë në disa dhoma, duke treguar se mund të ketë pasur një konflikt të dhunshëm. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë provë që të sugjerojë se në këtë ngjarje të rëndë ka qenë i përfshirë ndonjë person i tretë.

Identiteti i personave të përfshirë në këtë tragjedi familjare ende nuk është bërë zyrtarisht i ditur. Por, sipas burimeve nga hetimet, nëna dhe djali kishin jetuar së bashku për shumë vite në të njëjtin apartament në Via Scheiwiller, duke e bërë këtë ngjarje edhe më tronditëse për komunitetin lokal. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet e kësaj tragjedie.

Published inLajme