Skip to content

LAJM I FUNDIT – VIDEO – Ecte shpejt me makinë, përfundon në liqen dhe vdes (Emri)

Mëngjesin e sotëm, në orët e para, një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Pogradecin me Qafë Thanën. Viktima është identifikuar si Alfons Bleta, 34 vjeç, banues në zonën e Pogradecit.

Sipas informacioneve të përditësuara, Alfons Bleta po udhëtonte i vetëm me automjetin e tij kur, për shkaqe ende të paqarta, por që paraprakisht dyshohet të jenë humbja e kontrollit mbi drejtimin e mjetit dhe shpejtësia e lartë, makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Ohrit.

Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe grupi hetimor. Trupi i pajetë i 34-vjeçarit Alfons Bleta është nxjerrë nga uji dhe më pas është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizën mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë me saktësi shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur të gjitha rrethanat që çuan në këtë aksident tragjik. Sipas dëshmive të para, automjeti ka marrë përpara edhe trafikndarësen para se të përfundonte në liqen. Familjarët dhe të afërmit e Alfons Bletës janë tronditur nga lajmi i hidhur. Autoritetet po punojnë për të siguruar të gjitha provat e nevojshme dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit që i mori jetën 34-vjeçarit.

Published inLajme