Skip to content

Vrau ish-të dashurën shtatzënë me thikë, autorit Bujar Fandaj i ndodh ajo qe nuk e priste kurre

Bujar Fandaj, 40 vjeç, zejtar shqiptar me banim në Altivole të Italisë, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Trevisos për vrasjen brutale të 26-vjeçares Vanessa Ballan, ndodhur më 19 dhjetor 2023 në Riese Pio X.

Vendimi erdhi pas një procesi të gjatë dhe të detajuar gjyqësor, ku u rindërtua në mënyrë kronologjike dhe e dokumentuar marrëdhënia e tensionuar mes viktimës dhe të pandehurit — një lidhje jashtëmartesore e përfunduar disa muaj më parë nga Vanessa, por që Fandaj nuk e pranoi kurrë.

Vanessa, nënë e një fëmije dhe në pritje të të dytit, u gjet e pajetë në shtëpinë që ndante me partnerin e saj të ri. Ajo ishte në leje lindjeje dhe punonte si arkëtare në një supermarket lokal. Trupi i saj mbante të paktën tetë plagë të rënda me thikë, duke treguar një akt të dhunshëm e të qëllimshëm.

Hetimet u fokusuan menjëherë te Fandaj, i cili pas ndarjes kishte nisur një fushatë përndjekjeje dhe shantazhi ndaj Vanessës, duke përfshirë edhe publikimin e fotove intime me qëllim hakmarrjeje. Për këtë, ai ishte nën hetim për përndjekje dhe pornografi hakmarrëse, por ngacmimet u ndalën përkohësisht… derisa kulmuan në tragjedi.

Sipas prokurorisë, më 19 dhjetor, Fandaj hyri me forcë në banesën e Vanessës duke çarë një dritare. I armatosur me thikë, ai e sulmoi brutalisht duke i shkaktuar vdekjen. Më pas tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, por u arrestua disa orë më vonë në banesën e tij nga karabinierët.

Në fillim ai pranoi aktin, por u përpoq të minimizonte përgjegjësinë, duke mohuar se kishte paramenduar krimin. Gjithsesi, provat, përfshirë mesazhet e mëparshme dhe mënyra brutale e sulmit, bindën gjykatën për fajësinë e tij të plotë dhe dënimi u dha në përputhje me kërkesën e prokurorisë: burgim i përjetshëm.

Published inShowbizz