Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Rama nuk ndalet! Merr tjetër vendim ekstrem

Kryeministri Edi Rama ka vijuar aksionin e tij të “vetëpastrimit” në radhët e administratës, duke vizituar pasditen e sotme Fierin dhe Durrësin. Gjatë takimeve të zhvilluara fillimisht në ambientet e bashkisë së Fierit dhe më pas në Durrës, Rama ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të drejtorëve.

Sipas burimeve nga brenda takimeve, kryeministri u ka kërkuar të gjithë drejtuesve që varen nga bashkitë e Fierit dhe Durrësit, si dhe drejtuesve të institucioneve të cilët nuk kanë arritur të përmbushin detyrat e tyre, që të largohen nga pozicionet aktuale.

Kjo lëvizje vjen pak ditë pasi Rama nisi një aksion të ngjashëm në Bashkinë e Vlorës, ku shkarkoi 21 drejtorë dhe u dha ultimatum bizneseve për të liruar hapësirat publike nga barrikadat e vendosura.

Ndonëse nuk ka ende detaje specifike për numrin e drejtorëve të shkarkuar apo arsyet e detajuara të këtij “vetëpastrimi” në Fier dhe Durrës, vizitat e sotme të Ramës tregojnë për një intensifikim të përpjekjeve të qeverisë për të rivitalizuar administratën lokale dhe për të rritur efektivitetin e saj. Aksioni i kryeministrit shihet si një përpjekje për të sjellë ndryshime të shpejta në pozicionet kyçe drejtuese në disa nga qytetet më të mëdha të vendit.

Published inLajme