Skip to content

FOTO-Ishte kthyer nga Belgjika, ekzekutohet i riu shkodran

Ramazan Mataj është 33-vjeçari i vrarë gjatë natës në fshatin Dragoç të Postribës.

I riu para 1 viti ishte kthyer nga Belgjika dhe për këtë arsye Policia po heton nëse ka pasur konflikte gjatë periudhës që ka jetuar atje.

Ai ka qenë duke u kthyer në shtëpi, kur persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjetit “Benz” me të cilin po lëvizte.

Babai i të riut ka deklaruar para policisë se nuk e di arsyen e vrasjes së djalit.

Fatmir Mataj shprehet gjithashtu se në dijeninë e tij, Ramazan Mata nuk ka pasur asnjë problem apo konflikt me persona të tjerë dhe se nuk ka qenë aspak person problematik.

“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka pasur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shumë vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik”, tha i ati i viktimës.

Një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat mbrëmë, por për shkak se pranë vendngjarjes ndodhet një lokal dasmash, ka menduar se bëhet fjalë për të shtëna nga dasmorët, duke e mos e ditur se bëhet fjalë për një vrasje.

Ndërkohë, në orët e mëngjesit rastësisht banorët e zonës konstatuan viktimën brenda automjetit, të vrarë me armë zjarri.

Pas verifikimeve nga policia, turpi i të ndjerit është transportuar me ambulancë drejt morgut spitalit të Shkodrës.

Published inLajme