Skip to content

I trembur nga ‘tradhtia’ e Monikës, Ilir Meta ben reagimin e fortë! ‘U kam thene femijeve per mamane e tyre qe…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas deklaratës publike të ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, e cila, pas daljes nga ambientet e SPAK të hënën në mesditë, akuzoi bashkëpunëtorin e afërt të Metës, Tedi Blushi, se ishte “palë” me Prokurorinë e Posaçme.

Në një reagim të gjatë përmes rrjeteve sociale, Meta hedh poshtë akuzat, duke e konsideruar deklaratën e Kryemadhit si një akt të diktuar nga “halli” dhe duke e quajtur ish-bashkëshorten me nofkën përçmuese “Zeqine e SPAK-ut”. Ai thekson se si ai, ashtu edhe Blushi, kanë ekspozuar dhe çmontuar publikisht atë që e cilëson si një “organizatë kriminale” të drejtuar nga kreu i SPAK, Altin Dumani.

“Ilir Meta dhe Tedi Blushi iu janë përgjigjur këtyre shpifjeve monstruoze që filluan me rrëmbimin tim monstruoz, me hetimin monstruoz dhe me izolimin tejet monstruoz,” shkruan Meta nga qelia, duke insistuar se ndaj tij nuk ekziston asnjë provë penale.

“U kërkova të mos përmendte më emrin tim”
Meta deklaron se pas zgjedhjeve, në respekt të tre fëmijëve të tyre, i kishte kërkuar Monika Kryemadhit që të mos e përmendte më publikisht, por sipas tij, “kur të komandon halli, bëhesh Zeqine e SPAK-ut”.

Ai mohon me forcë akuzat për përfshirje në përdorimin e dy kartave bankare të përmendura nga Dumani në dosjen hetimore, duke thënë se pretendimi se Meta ka qenë në dijeni ose ka përdorur ndonjë prej tyre është një sajesë pa asnjë provë.

Akuzon për dëshmitarë të rremë dhe lidhje politike
Meta shton më tej se provat reale janë fshehur, ndërkohë që personat e përfshirë në shkelje të ligjit po mbrohen. Ai akuzon se disa prej tyre kanë qenë në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste dhe kanë punuar për “Rilindjen” me “material shtrëngues”, duke aluduar se drejtësia është e kapur dhe e politizuar.

“Faktet janë mbuluar për të mbrojtur dëshmitarët e rremë, të cilët publikisht dihet që kanë qenë të përfshirë në fushatat e Rilindjes,” shprehet Meta.

Aludime për udhëtimin e Kryemadhit në SHBA
Meta gjithashtu shpreh dyshime për vërtetësinë e deklarimeve të SPAK-ut mbi kartat bankare të përmendura në hetim, përfshirë edhe ato të Adrian Shatkut, një tjetër figurë të lidhur me rastin. Ai ironizon se, po të ishin të vërteta akuzat, SPAK nuk do ta kishte lejuar Kryemadhin të udhëtonte në SHBA në janar të këtij viti, ku sipas tij ndodhet edhe Shatku dhe kompanitë e lobimit që janë nën hetim që prej tre vitesh.

Një betejë e hapur mes ish-bashkëshortëve dhe SPAK-ut
Reagimi i Metës vjen në një moment kur përplasjet publike mes tij, Kryemadhit dhe institucioneve të drejtësisë janë përshkallëzuar, duke kthyer një çështje ligjore në një dramë politike dhe personale. Ndërkohë që hetimet vazhdojnë dhe SPAK intensifikon veprimet, pritet që ky përballje të vijojë të prodhojë zhvillime të reja në ditët në vijim.

Published inShowbizz