Skip to content

Vjollca trondit me rrëfimin: Gruaja e xhaxhait dhe i dashuri im u *** të dy dhe mua më…

Rubrika e njohur “Shihemi në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” është shndërruar në arenë debatesh të ashpra këtë të dielë, ku akuzat dhe fyerjet e ndërsjella nuk kanë munguar mes dy protagonisteve. Shkurta, një nuse nga Fushë-Kruja e martuar në Devoll, është përballur me Vjollcën, duke kërkuar sqarime mbi paratë e dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë.

Shkurta, e cila ndihet e ofenduar në fshatin e bashkëshortit në Devoll për shkak të origjinës së saj, ka ngritur akuzën se vjehrri i saj, Sulejmani, ka deklaruar se Vjollca ka marrë paratë e dëmshpërblimit që i takojnë familjes, përfshirë edhe dëmshpërblimin për djalin e Shkurtës, që kap shifrën e 14 milionë lekëve. Shkurta ka theksuar se në Devoll ajo është vazhdimisht objekt ofendimesh për prejardhjen e saj, duke u quajtur “maloke”.

Nga ana tjetër, Vjollca ka mohuar kategorikisht akuzat, duke u shprehur se nuk i ka zënë askujt në qafë dhe se është një zonjë e nderuar. Debati mes dy grave ka nisur menjëherë me tone të larta dhe akuzuese.

Shkurta e ka pyetur drejtpërdrejt Vjollcën në studio se përse xhaxhai i saj, Sulejmani, i ka thënë se Vjollca ka marrë paratë e dëmshpërblimit. Vjollca ka reaguar me revoltë, duke mohuar të ketë marrë ndonjë lekë dhe duke i kërkuar Shkurtës të sqarojë këtë çështje me xhaxhain e saj. Tonet mes dy grave janë bërë gjithnjë e më të nxehta, me Vjollcën që ka shpërthyer në ofendime ndaj Shkurtës dhe xhaxhait të saj.

Avokatja e programit ka sqaruar se Ali Uçi, i ndjerë politikisht i persekutuar dhe i pushkatuar, është babai i Sulejmanit dhe dy zotërinjve të tjerë në studio, të cilët janë babai dhe xhaxhai i Vjollcës. Sulejmani kishte marrë prokurë për të mbledhur dhe ndarë paratë e dëmshpërblimit. Sipas informacioneve të bëra publike në emision, secili anëtar i familjes ka marrë 14 milionë lekë për tre vite dënim politik, duke bërë një total prej 84 milionë lekësh për pesë anëtarë.

Pavarësisht shpjegimeve dhe konfirmimeve, Shkurta ka vijuar të ngulmojë në fjalët e vjehrrit të saj se paratë janë marrë nga Vjollca. Kjo ka shkaktuar reagime të ashpra nga Vjollca, e cila nuk i ka pranuar kurrsesi akuzat dhe ka vijuar me ofendime. Debati ka nxjerrë në pah edhe konflikte të tjera familjare dhe sekrete të errëta mes dy familjeve, duke e kthyer rubrikën në një përballje të tensionuar dhe personale.

Published inLajme