Skip to content

E rende! Vdes 47 vjecari, arsyeja eshte e dhimbshme

Një 47-vjeçar nga Mirdita dyshohet se është vetëhelmuar – humb jetën në spitalin e Rrëshenit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar më 5 korrik 2025 në qytetin e Rrëshenit, ku një 47-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, viktima, banues në fshatin Rrajë e Velës, është paraqitur në Spitalin Rajonal të Rrëshenit në gjendje të rëndë shëndetësore, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë.

Related article  Shqiptarja pjesë e Wrestling/ Xena Phoenix: Luftoj me krenari e shqiponjën në gjoks

Dyshimet e para nga grupi hetimor flasin për një rast vetëhelmimi, megjithatë autoritetet kanë theksuar se hetimet janë ende në fazën fillestare dhe nuk përjashtohet asnjë pistë.

Related article  Ishte mbështetësja e tij më e madhe gjatë BBV2, Luiz Ejlli surprizon nënë Kristinën (Video)

Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar menjëherë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes.

“Referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 05.07.2025, në Spitalin e Rrëshenit, ka shkuar për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë në spital një 47-vjeçar, banues në Rrajë e Velës.

Related article  MOTI JAVOR/ Vjen ndryshimi i madh, acar dhe shira…Merrni masa për këto ditë!

Nga veprimet paraprake dyshohet se 47-vjeçari ishte vetëhelmuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Autoritetet janë duke vijuar me hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes tragjike.

Published inShowbizz