Një rast i rëndë bullizmi ka dalë në dritë përmes një raportimi të publikuar nga JOQ Albania, ku disa vajza adoleshente në Fier shihen duke bullizuar dhe keqtrajtuar në mënyrë brutale një bashkëmoshataren e tyre.Pamjet e incidentit, të siguruara nga qytetarë dhe publikuara nga JOQ, tregojnë skena shqetësuese të dhunës fizike dhe verbale.
Sipas raportimit, ngjarja ka ndodhur në Fier dhe përfshin tre vajza, të identifikuara në video me emrat Kejsi, Nenda dhe Marsi, të cilat ushtrojnë bullizëm ndaj një vajze tjetër adoleshente. Pamjet tregojnë momentet kur vajzat e kapin për flokësh viktimën dhe e godasin me pëllëmbë në fytyrë. Më tej, ato e detyrojnë të renë të thotë fjalë ofenduese dhe madje t’u kërkojë falje.
Në një fragment të publikuar nga JOQ, njëra prej vajzave, e cila dëgjohet duke u quajtur Marsi, i drejtohet viktimës me fjalë kërcënuese: “Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë Marsi kështu…unë do të rrjp si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj k** femër. Unë të mbajta afër moj, të pranova si motrën time.”
Sipas raportimit të JOQ, pas kësaj, vajzat kontaktojnë përmes telefonit një djalë të quajtur Romeo dhe e detyrojnë adoleshenten e bullizuar t’i thotë fjalë banale. Incidenti kulmon kur vajza me emrin Marsi e godet sërish viktimën me pëllëmbë dhe më pas e shtyn në ferra.
Një denoncues, duke kontaktuar JOQ Albania, shprehet: “Pershendetje Joq! Nuk dua te me hidhet emri ose kontakti. Shiko cfar ndodh me gocat ne fier. Jan degjeneruar te tera!!! Duhen te meren masa sepse me ka ardhur shum keq per kete gocen. 4 vajza kunder 1? Cfar esht kjo qe sapo pash ??? Edukoni femijet! Nuk eshte nje sjellje normale. Nuk duhet te normalizohet per jeten e perditshme sepse prandaj po meren me qaf fëmijët.”
JOQ Albania ka njoftuar se ka kontaktuar menjëherë policinë e Fierit lidhur me këtë ngjarje dhe u ka vënë në dispozicion pamjet origjinale të pacensuruara, me qëllim që autoritetet të marrin masat e nevojshme dhe raste të tilla të mos kalojnë pa u ndëshkuar.
Një rast i rëndë bull*zmi është denoncuar së fundmi nga qytetarët në redaksinë e JOQ Albania, ku disa vajza adoleshente bull*zojnë dhe keqtrajtojnë një bashkëmoshataren e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara nga ana jonë, tre nga vajzat të cilat në… pic.twitter.com/v72vMMW8WI
— JOQ Albania (@JoqAlbania) July 6, 2025