Skip to content

Autoboti me etanol përmbyset dhe shpërthen – Flakët përfshijnë mbi 25 makina (VIDEO )

Një skenë e tmerrshme është regjistruar në Santa Catarina, Brazil, kur një kamion që transportonte etanol shpërtheu në mes të një autostrade dhe shkaktoi një zjarr masiv që përfshiu dhjetëra automjete. Pamjet tronditëse tregojnë momentin e përmbysjes së kamionit dhe shpërthimin e fuqishëm, i cili la pas vetes 24 makina dhe 3 kamionë të djegur plotësisht.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Palhoça, afër Florianópolis, në orën 13:37 të ditës së diel, 6 korrik 2025. Si pasojë e flakëve të mëdha, pesë persona janë raportuar të plagosur. Autoritetet e policisë kanë njoftuar se të dy drejtimet e autostradës janë mbyllur përkohësisht dhe ende nuk ka një datë të përcaktuar për rihapjen e tyre, duke shkaktuar probleme të mëdha në qarkullimin rrugor.

Shpërthimi i kamionit me etanol ka shkaktuar një zjarr të fuqishëm që është përhapur me shpejtësi në automjetet e tjera pranë, duke krijuar një zonë të tërë të shkrumbuar. Ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët dhe për t’u ofruar ndihmë të plagosurve.

Pamjet e aksidentit, të cilat po bëjnë xhiron e botës përmes rrjeteve sociale, dëshmojnë për intensitetin e shpërthimit dhe shkatërrimin e madh që ka lënë pas. Autoritetet po hetojnë shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Published inLajme