Skip to content

🛑 Alarm në San Pietro Resort, Gjarpërinj në lulishte dhe plehra të grumbulluara – pushuesit në panik

Një situatë alarmante po trondit pushuesit në kompleksin e njohur San Pietro Resort, ku së fundmi janë raportuar raste të shumta të gjarpërinjve që shfaqen në zonat e banuara dhe pranë lulishteve, duke krijuar panik të vërtetë mes familjeve me fëmijë.

Pushuesit thonë se gjarpërinjtë janë parë duke dalë nga një kanal i hapur që kalon shumë pranë apartamenteve dhe ambienteve të gjelbra, një zonë ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre.

“Po ecja me djalin dhe pashë një gjarpër që lëvizte qetësisht në anë të kanalit, vetëm disa metra larg këndeve të lojërave. Askush nga administrata nuk u interesua,” – tha një pushuese nga Tirana.

Sipas banorëve të përkohshëm të kompleksit, kanali është i mbuluar me barishte të larta dhe ujëra të ndenjura, të cilat kanë krijuar një habitat ideal për zvarranikët.

Ajo që e përkeqëson më tej situatën është fakti se në disa raste, plehrat nuk pastrohen me ditë të tëra dhe grumbullohen në mënyrë të pakontrolluar, shpesh pranë vilave dhe apartamenteve të pushuesve.

“Për një vend që reklamohet si resort ekskluziv, është e turpshme të shohësh pirgje me mbeturina të lëna në mes të gjelbërimit dhe gjarpërinj që shëtisin përmes zonave të banuara.

Ne paguajmë për qetësi dhe standard, jo për panik dhe pakujdesi,” – thotë një tjetër vizitore, e cila ka shpërndarë pamje në rrjetet sociale.

Administrata e kompleksit nuk ka dhënë ende asnjë reagim zyrtar, pavarësisht thirrjeve të përsëritura për pastrim, dezinfektim dhe masa mbrojtëse.

Published inShowbizz