Skip to content

Gjyqi i rrallë në Tiranë, e moshuara 82-vjeçare gjobitet sepse … ushqen macet e rrugës

Një histori e pazakontë vjen nga Tirana, ku një 82-vjeçare e njohur si Irini po përballet me autoritetet e bashkisë për shkak të dashurisë së saj ndaj maceve. Irini, e cila ushqen në shtëpinë e saj jo vetëm macet e saj por edhe ato të braktisura, është gjobitur me 10 mijë lekë nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit e Bashkisë së Tiranës.

Related article  43-vjeçari nga Pogradeci ndahet nga gruaja: Nuk me kënaq, i kërkoj të më… por burri (Video)

Arsyeja e gjobës, sipas fletës zyrtare, është “ndotja akustike” e shkaktuar nga macet. Për këtë shkak, Irinit i është urdhëruar që menjëherë të largojë macet nga prona e saj. Megjithatë, e moshuara ka refuzuar të paguajë gjobën dhe të heqë dorë nga kafshët që ajo i konsideron si pjesë të familjes së saj.

Beteja e Irinit ka përfunduar në Gjykatën Administrative, ku avokatja e saj ka depozituar një padi të rrallë. E moshuara argumenton para gjykatës se nuk ekziston asnjë ligj në Shqipëri që ndalon mbajtjen e maceve dhe se ato janë shoqërueset e saj të përditshme, duke i dhuruar dashuri dhe ngrohtësi.

Related article  Reagon për herë të parë familja e Gjestit pas asaj që ndodhi mbrëmë në BBVIP Albania

Gjykata Administrative ka hedhur shortin për çështjen dhe pritet të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar kërkesën paraprake për sigurim padie. Kjo kërkesë synon pezullimin e detyrimit të pagesës së gjobës deri sa çështja të shqyrtohet në themel nga gjykata. Ky rast ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik, duke vënë në dukje ndjeshmërinë e shoqërisë ndaj trajtimit të kafshëve dhe të drejtës së individit për të ndihmuar kafshët e braktisura.

Related article  Nisur nga rasti i rëndë i Eglit, ja pse nuk duhen hequr nishanet!
Published inLajme