Skip to content

Rasti i rëndë në Fier, prokuroria merr vendimin për babanë e akuzuar

Prokuroria e Fierit ka ngritur dy akuza të rënda ndaj Zamir Metës, 36-vjeçarit të cilësuar si “babai monstër”, i cili dyshohet se ka ab*zuar s8ksualisht në mënyrë të vazhdueshme me vajzën e tij të mitur. Ngjarja tronditëse u zbulua pak ditë më parë në Fier dhe ka shokuar opinionin publik.

Zamir Meta akuzohet zyrtarisht për veprat penale “Marrëdhënie s8ksuale me të m1tur”, parashikuar nga neni 100 paragrafi 2 i Kodit Penal, dhe “Marrëdhënie s8ksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Sipas akuzave të prokurorisë, Meta ka ab*zuar s8ksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare që kur ajo ishte vetëm 5 vjeç.

Ngjarja e rëndë u zbulua pasi 12-vjeçarja u largua nga shtëpia e saj. Babai i saj, Zamir Meta, u paraqit në polici për të denoncuar zhdukjen e vajzës. Megjithatë, ajo u gjet e strehuar në banesën e fqinjit të tyre, shtetasit me iniciale B.B. Gjatë intervistimit nga autoritetet, vajza ka deklaruar se babai i saj kishte filluar të kryente marrëdhënie s8ksuale me të që kur ajo ishte 5 vjeç dhe se ab*zimi kishte vazhduar deri në momentin që ajo u largua nga shtëpia.

Prokuroria e Fierit njofton se Zamir Meta ka pranuar para grupit hetimor se ka kryer marrëdhënie s8ksuale me të bijën e mitur, por ka pohuar se kjo ka ndodhur vetëm një herë. Megjithatë, dëshmia e vajzës hedh poshtë këtë pretendim.

Pas regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka paraqitur kërkesën në gjykatë për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj Zamir Metës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur masën e sigurimit “arrest në burg” për babain e akuzuar për ab*zim. Vendimi u mor dy ditë më parë.

Ky rast i rëndë ka ngjallur indinjatë të madhe në opinionin publik, duke theksuar nevojën për mbrojtje maksimale të fëmijëve dhe dënim të ashpër për ab*zuesit.

Published inLajme