Skip to content

25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari italian gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin përlotës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar dhe atë italian, pas vrasjes së 25-vjeçarit Rivaldo Rusi në rrethana tragjike në Campania të Italisë. I riu humbi jetën pasi u qëllua me armë nga pronari italian i një vile gjatë një tentative grabitjeje.

Sipas raportimeve, Rivaldo Rusi ishte një nga tre të rinjtë shqiptarë që dyshohet se kishin hyrë në shtëpinë e biznesmenit 58-vjeçar Aurelio Valiante në zonën Foria di Centola me qëllim vjedhjeje. Valiante ka deklaruar se pasi ka dëgjuar zhurma në oborr, ka dalë jashtë me një pushkë gjahu dhe u ka bërë thirrje hajdutëve të ndalojnë. Ai pretendon se njëri prej tyre ka hapur zjarr i pari, duke e detyruar të qëllojë në vetëmbrojtje.

Related article  TRAGJIKE! Taksisti vret ish të fejuaren shtatzënë në sy të vajzës së saj të vogël, zbulohet arsyeja tronditese

Plumbi fatal goditi Rivaldo Rusin në shpinë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas kësaj, biznesmeni Valiante dyshohet se e ka transportuar trupin e pajetë dhe e ka fshehur fillimisht në një fuçi vere dhe më pas e ka groposur në një zonë të largët. Këto veprime kanë shtuar dyshimet ndaj Valiante, i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe është nën hetim për vrasje dhe fshehje të trupit.

Related article  Fali dy herë tradhtinë e ish-gruas: Të parën më erdhën mesazhet, tjetrën e zbulova kur u ktheva nga Greqia..

Një tjetër shqiptar, Xhuljan Kurti, u plagos rëndë gjatë përplasjes me armë dhe u arrestua nga policia. Ai ndodhet në spitalin “Cardarelli” të Napolit nën mbikëqyrje policore. Ndërkohë, autoritetet italiane janë në kërkim të personit të tretë që dyshohet se ishte pjesë e grupit.

Bashkëshortja e viktimës, Veronika, ka shprehur dhimbjen e saj përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, duke ndarë pikëllimin për humbjen e njeriut të saj të dashur.

Related article  'Ju keni bashkëshorten serbe', si iu përgjigj Gjimshiti pyetjes provokuese të gazetarit serb

Autopsia ka konfirmuar se plumbi i vetëm në shpinë ishte fatal. Policia po heton nëse pretendimi i Valiante për vetëmbrojtje është i vërtetë, ndërsa Kurti do të përballet me akuza për tentativë vjedhjeje, armëmbajtje pa leje dhe plagosje. Rivaldo Rusi, i cili jetonte në komunën Francolise prej disa vitesh, përshkruhet nga të afërmit si një djalë i heshtur dhe i dashur. Ngjarja tragjike ka ndezur debatin në Itali rreth ligjeve të vetëmbrojtjes.

Published inLajme