Prej kohësh është aluduar në media dhe në rrjetet sociale në lidhje me problemet shëndetësore me të cilat është përballur gazetari i njohur Alban Dudushi. Këto thashetheme janë konfirmuar së fundmi nga bashkëshortja e tij, moderatorja Bieta Sulo, e cila ka ndarë publikisht përjetimet e saj në lidhje me këtë periudhë të vështirë.
Bieta Sulo ka treguar se viti 2024 ka qenë mjaft sfidues për familjen e tyre, veçanërisht në aspektin e shëndetit të Alban Dudushit. Ajo u shpreh se sfidën tashmë e kanë kaluar me sukses, duke e konsideruar vitin 2024 si vitin më të keq.
“Pas lajmeve vërshuan qindra mesazhe dhe vlerëson të paktën anën tjetër, që jemi në përkujdesjen dhe mendimet e shumë njerëzve. E një beteje… që besoj se e kemi fituar. Ne në jetë kemi beteja të ndryshme, që mërzitemi kur e humbim dhe gëzojmë kur e fitojmë”, tha moderatorja Bieta Sulo.
Kjo është një nga ata që ne e kemi fituar, them ne se e kemi kaluar bashkë. Ne ishim me njëri-tjetrin, një trup për ta kaluar këtë sfidë. Ku ka qenë viti i sfidave të shëndetit dhe viti më i keq i jetës sime, por unë zgjedh të them që pavarësisht të gjithave ne arritëm të shpëtojmë,”shtoi ajo.
Ky rrëfim i saj tregon për një periudhë të vështirë për çiftin e njohur, por gjithashtu thekson forcën dhe unitetin e tyre në përballimin e sfidave shëndetësore. Detaje të tjera rreth natyrës specifike të problemeve shëndetësore të Alban Dudushit nuk janë bërë publike, por deklarata e Bieta Sulos konfirmon se ai ka kaluar një periudhë delikate, e cila tashmë duket se është lënë pas.