Skip to content

Aksidenti i rëndë në Vaun e Dejës, dy të vdekur

Një aksident i rendë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në aksin Mjede – Bushat në Vaun e Dejës.

Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani bën me dije se një automjet ka dalë nga rrugfa dhe ka përfunduar në kanal.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Related article  Gruaja me lot në sy i lutet burrit që qan tek Ardit Gjebrea: Nuk kam fjete me komshiun, thjeshtë...

Vau Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke ka përplasur dy këmbësorët, shtetasin N. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital.

Related article  E Rëndë! Ministri pëson goditje në tru gjatë intervistës ‘live’!

Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Related article  Miratohet buxheti, sa do të jetë shtesa mujore

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Published inLajme