Skip to content

Merret vendimi final! Donald Trump trondit sërish Shqipërinë e Kosovën

Administrata Trump ka zbatuar sot vendimin e saj të mëparshëm për të mbyllur zyrtarisht Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke i dhënë fund një historie dekadash të ndihmës së jashtme amerikane, e cila shpeshherë është kritikuar si e pakushtëzuar dhe joefektive.

Lajmi u konfirmua nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, duke theksuar se ky veprim është pjesë e një reformimi të gjerë të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, me synim kalimin nga një model i “bamirësisë ndërkombëtare” drejt një doktrine të qartë “Amerika e Para”, ku çdo dollar ndihmë i ofruar duhet të sjellë një efekt të matshëm strategjik për Uashingtonin.

Sipas Sekretarit Rubio, ky vendim erdhi pas një analize të thellësishme që nxori në pah paaftësinë kronike të USAID-it për të promovuar interesat kombëtare të SHBA-së, pavarësisht investimeve të mëdha financiare në nivel global. Ai deklaroi se fondet nuk do të shpërndahen më mbi bazën e “nevojës” apo “konjukturës”, por duke u bazuar në një kriter të qartë: vetëm vendet që ndihmojnë veten do të mbështeten nga SHBA.

“Kjo epokë e paaftësisë së ligjshme ka marrë fund. Nën Administratën Trump, ndihma e jashtme amerikane do të orientohet drejt interesave kombëtare. Më 1 korrik, USAID do të pushojë zyrtarisht së ekzistuari si zbatues i ndihmës së huaj. Programet që janë në përputhje me politikat e administratës dhe që përforcojnë interesat amerikane do të menaxhohen nga Departamenti i Shtetit, me më shumë llogaridhënie, strategji dhe efikasitet. Nuk do të kërkojmë falje që riafirmojmë se ndihma humanitare dhe promovimi i zhvillimit ekonomik duhet të jenë në funksion të politikës së jashtme ‘Amerika e Para’,” tha Sekretari Rubio.

Në deklaratën e tij të plotë, Sekretari Rubio kritikoi USAID-in për fokusin e tij të supozuar te Kombet e Bashkuara, OJQ-të ndërkombëtare dhe “komuniteti global”, duke neglizhuar taksapaguesit amerikanë dhe interesat kombëtare. Ai pretendoi se programet e USAID-it shpesh mbështetën ide dhe grupe anti-amerikane dhe nuk arritën të nxisin zhvillim të qëndrueshëm apo të gjenerojnë mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara.

Përsa i përket Shqipërisë, e cila tradicionalisht ka qenë një përfituese e ndihmës nga USAID që nga vitet ’90, ky ndryshim në politikë do të thotë se përfitimi i ardhshëm nga ndihma amerikane do të varet nga aftësia e vendit për të krijuar kushte për investime reale dhe për të treguar efikasitet, transparencë dhe angazhim të sinqertë në bashkëpunimin ekonomik. Administrata Trump ka sinjalizuar qartë se nuk do të financojë më retorikë pro-perëndimore, por vetëm rezultate konkrete në terren, duke shënuar kështu fundin e një epoke për partneritetin global me Shtetet e Bashkuara.

Published inLajme