Opinion publik në Fier është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku një 36-vjeçar nga zona e Patosit është arrestuar nga policia nën akuzën e ab*zimit të përsëritur s8k.ual ndaj vajzës së tij të mitur, vetëm 12 vjeçe.
Sipas burimeve zyrtare, arrestimi Zamir Metes u bë pas denoncimit të vetë vikt1mës. E mitura, e shoqëruar nga një psikologe, ka rrëfyer për një histori ab*zimi të tmerrshme që, sipas saj, ka nisur që në moshën 5-vjeçare. Vajza ka kërkuar ndihmë fillimisht te një fqinji dhe më pas është paraqitur në Komisariatin e Policisë së Fierit. Aktualisht, ajo ndodhet nën mbrojtjen e autoriteteve në një qendër rehabilitimi në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme psikologjike.
Në një intervistë ekskluzive për mediat, nëna e 12-vjeçares, e cila është edhe bashkëshortja e të arrestuarit, ka shprehur tronditjen dhe dhimbjen e thellë për momentin kur ka mësuar të vërtetën. “Vajza nuk më kishte treguar kurrë më parë. E mora vesh gjithçka në polici. Më ra si bombë… Ishte në depresion, ishte larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë dhe e gjetën te një komshi. Atje ka rrëfyer gjithçka që kishte kaluar,” ka deklaruar ajo me lot në sy.
E tronditur, nëna ka rrëfyer se kishte vite që vërente një sjellje të ndryshme te e bija, por nuk kishte mundur të dyshonte për një ab*zim kaq të rëndë. Ajo ka apeluar për ndihmë për të rritur fëmijët e tjerë dhe ka kërkuar strehim, duke theksuar situatën e saj të vështirë ekonomike. “Kam 7 fëmijë, nuk kam as të ardhura, as strehë. E vetmja gjë që dua tani është drejtësi për vajzën time,” ka përfunduar ajo.
I arrestuari ka pranuar pjesërisht akuzat gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor. Megjithatë, hetimet nga ana e Policisë së Fierit dhe Prokurorisë së Rrethit vijojnë intensivisht për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të tmerrshme. Ndaj 36-vjeçarit rëndojnë disa akuza të rënda në fushën e dh.nës s8ks.ale ndaj të miturve, të cilat do të trajtohen në vijim nga organet e drejtësisë.