Skip to content

‘Ai më largoi nga PS, por ne te ardhmen une do…’, Ditmir Bushati flet pa ‘dorashka’ për raportet me Ramën!

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shprehur sërish besnikërinë e tij ndaj Partisë Socialiste, duke theksuar se, pavarësisht mënjanimit nga strukturat drejtuese dhe listat zgjedhore, kontributi i tij ndaj kësaj force politike nuk do të mungojë kurrë kurdoherë që ai të kërkohet.

Në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania, Bushati foli me ton të qetë por të qartë për marrëdhënien e tij me PS-në, përjashtimin e tij nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 dhe largimin nga kryesia e partisë – vendime që, sipas tij, i përkasin ekskluzivisht kryetarit të PS, Edi Rama.

“Ka qenë një vendimmarrje personale e kryetarit për të mos më përfshirë në zgjedhjet e vitit 2021, dhe për të më larguar nga kryesia. Unë nuk e shoh këtë si një fund. Nuk jam në politikë për pozicione, por për parime. Nuk jam i lodhur nga politika dhe nuk kam ndërmend t’i them lamtumirë,” u shpreh Bushati.

Related article  Ndahet nga jeta gazetari legjendar, që të gjithë e duam (video)

Duke folur për spekulimet e herëpashershme mbi mundësinë e një kalimi në një forcë tjetër politike, Bushati u tregua i prerë:

“Nuk jam nga ata që ndërrojnë organizata politike. S’e kam bërë, nuk e bëj dhe nuk do ta bëj. Nuk i kam pëlqyer kurrë ata që bëjnë ‘transferime’ si futbollistët që ndryshojnë fanellat sipas interesit të ditës. Unë besoj në identitetin dhe në përgjegjësinë që ke ndaj një familjeje politike, sado e vështirë të jetë ajo në një moment të caktuar.”

Related article  Çfarë është ‘loja e poshtërimit’ në shtrat dhe pse disa njerëz e pëlqejnë shumë

Ai shtoi se Partia Socialiste ka qenë dhe mbetet familja e tij politike, me të gjitha sfidat dhe dallgët që ka përballuar përgjatë viteve.

“Kam menduar gjithmonë se PS është familja ku i përkas. Nuk e kam kursyer zërin për të folur për gjërat që nuk shkojnë, si brenda ashtu edhe jashtë saj. Por kurrë nuk kam qëlluar njeri me gurë. Nuk jam ndjerë kurrë i fyer, as i përjashtuar. Kam preferuar të ruaj integritetin tim dhe të qëndroj aty ku më thërret ndërgjegjja.”

Në fund, Bushati theksoi se për aq kohë sa do të ketë energji dhe besim te politika si një instrument për të bërë të mira për publikun, do të vijojë të kontribuojë me përkushtim dhe maturi.

Related article  “Kurrë nuk u ngopa!” Livia i shkruan letër Mevlanit

“Spaletat janë të rëndësishme, por jo më shumë se karakteri. Politika nuk është vetëm një garë për poste, por një rrugëtim që matet me ndershmëri, qëndrueshmëri dhe vizion. Unë do jem aty për sa kohë të kem forcë, për të dhënë kontributin tim, në mënyrën më të mirë që mundem.”

Ky qëndrim i Bushatit vjen në një moment kur skena politike shqiptare karakterizohet nga lëvizje të shpeshta dhe shpesh koniunkturale, çka e bën qëndrueshmërinë e tij brenda PS-së edhe më të dukshme në peizazhin aktual.

Published inShowbizz