Skip to content

Ish-numri dy i shtetit arrestohet për korrupsion, partia në pushtet në krizë, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

Santos Cerdán, ish-sekretari organizativ i partisë në pushtet PSOE dhe njeriu i afërt i kryeministrit Pedro Sánchez, është vënë në paraburgim nga një gjykatë e lartë spanjolle, ndërsa po hetohet për akuza korrupsioni që kanë tronditur qeverinë qendër- të majtë.

Cerdán dha dorëheqjen më parë këtë muaj pasi një gjykatës gjeti “dëshmi të forta” për përfshirjen e tij në marrjen e ryshfeteve nga kontrata publike ndërtimi. Ai mohon akuzat për ryshfet, shpërdorim ndikimi dhe lidhje kriminale, por u ndalua dhe nuk iu dha liria me kusht.

Related article  SPAK nuk ndalet! Deklarata e fortë: Tani është radha e ...

Hetimi nisi pas materialeve të dorëzuara nga njësia anti-korrupsion e policisë Guardia Civil, të cilat tregojnë se Cerdán ka diskutuar për marrjen e ryshfeteve me ish-ministrin e transportit të PSOE, José Luis Ábalos, dhe një nga ndihmësit e tij, Koldo García, të cilët gjithashtu janë nën hetim dhe kanë mohuar akuzat.

Related article  Sherri tek ‘Delijorgji’, ja kush është TikTok-erja që ‘masakroi’ me thikë dy motrat (Emrat)

Ky skandal është vetëm një nga hetimet e shumta që po godasin rrethin e kryeministrit Sánchez, i cili vetë përballet me akuza për lidhje me korrupsion që përfshijnë familjarët e tij, të cilët gjithashtu i mohojnë ato.

Pas vendimit të gjykatës, Sánchez tha: “Vepruam me vendosmëri dhe tani do të jetë gjyqësori ai që do të vendosë për përgjegjësinë e zotit Cerdán.”

Por lideri i partisë opozitare konservatore, Alberto Núñez Feijóo, e kritikoi ashpër duke kërkuar dorëheqjen e Sánchez dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme: “Personi që Sánchez zgjodhi vetë si numri dy i tij para vetëm gjashtë muajsh është sot në burg, i akuzuar për ryshfet dhe krime të tjera. Nëse kjo nuk kërkon dorëheqje dhe zgjedhje të reja, do të thotë se Sánchez ka humbur lidhjen me realitetin.”

Related article  E papritur! Gjesti banori më i ri i Big Brother VIP Albania

Presioni politik në Madrid po rritet ndërsa skandalet e korrupsionit godasin rëndë qeverinë aktuale.

Published inShowbizz