Skip to content

E konfirmojnë autoritetet: COVID është rikthyer në Shqipëri! Ja çfarë po ndodh

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Eugena Tomini, ka deklaruar se në javët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.

Në një intervistë televizive, Tomini theksoi se aktualisht nuk ka asnjë element që lidhet me nënvariantin e ri të raportuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë më shumë kujdes me higjienën personale, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të nxehtë vere.

“Është variant, i cili po monitorohet dhe vlerësohet me interes nga strukturat ndërkombëtare. Çdo nënvariant i ri monitorohet. ISHP vijon monitorimin e gripit dhe Covid-19 në mënyrë paralele. Vetëm javët e fundit kemi pasur 6 raste Covid-19 të konfirmuar, dhe asnjë element mbi karakteristikat të një nënvarianti të ri,” u shpreh Tomini.

Related article  Telefonata me Putin në kulmin e t℮nsion℮v℮, Trump habit me deklaratën: Ai më…

Ajo shtoi se ISHP është në koordinim të vazhdueshëm me strukturat ndërkombëtare dhe se situata nga vlerësimi epidemiologjik është e qetë. Megjithatë, Tomini theksoi se në sezonin e verës, masat e kontrollit respirator dhe higjienik duhet të jenë të shtuara. “Edhe pse nuk jemi në sezon gripi, Covid-19 ka treguar se është prezent gjatë gjithë vitit, e kemi prezent dhe do ta kemi gjithmonë,” tha ajo.

Related article  Shqiptari në emigrim i dërgonte lekë të fejuarës për t’i kursyer, më vonë zbulon ...

Drejtoresha e ISHP-së këshilloi qytetarët të kenë kujdes me etiketën e shenjave respiratore si rrufa, dhimbje koke, temperaturë, të cilat janë karakteristike për çdo virozë. Ajo theksoi se për të shmangur infektimin e të tjerëve, baza duhet të jetë higjiena personale dhe etiketa respiratore.

Tomini gjithashtu bëri të ditur se alergjitë e stinës dhe infeksionet respiratore janë prezente, por numri i tyre është i ulët krahasuar me periudhën e pikut. Infeksionet, tha Tomini, janë kryesisht pulmonare, shpesh të shkaktuara nga ndryshimet e temperaturave.

Related article  Zhduket pasagjeri i tragetit, Shqipëria operacion kërkimi - Detajet

“Nuk kemi viroza të tjera, s’kemi konfirmuar grip në survejancën të sindromit të ngjashëm me gripin. Vetëm 6 raste nga buletini i fundit i ISHP janë me Covid. Alergjitë e stinës apo elementë të tjerë të infeksioneve pulmonare që vijnë si pasojë e ndryshimit të temperaturave. Infeksionet respiratore janë prezent por në numër të ulët sesa në periudhën kur është piku janar-shkurt,” përfundoi Tomini.

Published inLajme