Skip to content

Gjesti bën deklaratën e papritur në koncert: Unë jam …

Fituesi i edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, këngëtari Gjesti, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë një koncerti të mbajtur në Gjermani, duke lënë të habitur mijëra fansa të pranishëm dhe duke ndezur menjëherë rrjetet sociale.

Teksa performonte përpara publikut të gjerë, në një moment gjatë koncertit, Gjesti ndërpreu këngën dhe u drejtua publikut me fjalët: “Çka po ju dukem unë juve, more vëlla? Unë jam i martuar!”. Kjo deklaratë e papritur shkaktoi reagime të menjëhershme dhe të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e artistit kanë nisur të spekulojnë rreth asaj se kujt mund t’i referohej Gjesti.

Related article  Kishte dhimbje koke të forta çdo ditë… Ja çfarë i gjetën në tru! Shkaktar, mishi i derrit

Shumica e komenteve dhe spekulimeve në rrjetet sociale e lidhin këtë deklaratë të Gjesti me lidhjen e tij me Eglin, një tjetër ish-banore e “Big Brother VIP Albania”, me të cilën ai krijoi një romancë të ndjekur nga afër nga publiku gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Madje, kujtojmë se Gjesti dhe Egli shkëmbyen unaza dhe zhvilluan një ceremoni simbolike martese brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, me moderatoren Ledion Liço që celebroi “martesën” e tyre.

Related article  Nisi të ngacmonte djemtë dhe t'i ndante nga gratë! Zbulohet arsyeja e ndarjes se Erion Isait, e pret burgu

Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë Gjesti apo nga Egli nëse deklarata e tij në Gjermani ishte një referencë direkte për lidhjen e tyre aktuale pas daljes nga programi.

Ndërkohë, krahas spekulimeve për jetën personale të Gjesti, në rrjetet sociale është shpërndarë edhe një video nga koncerti në Gjermani, e cila është shoqëruar me komente të ndryshme. Disa ndjekës në platformën TikTok kanë sugjeruar se Gjesti mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit gjatë performancës, duke ngritur dyshime mbi kondicionin e tij në skenë. Megjithatë, këto mbeten vetëm spekulime të fansave dhe nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë.

Related article  Elton Ilirjani ‘ndez’ rrjetin, nxjerr pamjet int*me me burrin e tij (foto)

Deklarata e Gjesti “Jam i martuar!” ka bërë xhiron e rrjetit dhe vazhdon të jetë temë e diskutimeve të shumta mes fansave të tij dhe ndjekësve të “Big Brother VIP Albania”, duke shtuar kuriozitetin për statusin e tij sentimental dhe lidhjen e tij me Eglin pas përfundimit të reality show-t.

Published inLajme