Skip to content

TRUMP I FIKSUAR ME KOSOVËN?! Flet PËRSËRI për luftë: Unë …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për herë të tretë brenda vetëm një jave, është rikthyer të flasë për çështjen e raporteve të tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë. Ai ka përmendur këtë temë teksa ka paraqitur një pasqyrë të konflikteve globale që ai pretendon se i ka zgjidhur gjatë mandatit të tij.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka përsëritur pohimin se Serbia dhe Kosova ishin në prag të një përplasjeje ushtarake, duke e cilësuar atë madje si një luftë të madhe e cila mund të shpërthente në Ballkan.

Related article  Kater vlonjate mbajtën peng për dy javë djalin nga Kosova, arsyeja e rende do ju trondite

“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe,” ka deklaruar Trump para gazetarëve.

Më tej, ai ka zbuluar “formulën e tij të suksesit”, me të cilën pretendon se ka arritur të ndalojë shpërthimin e një konflikti të armatosur mes dy shteteve në Ballkan. “U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: Ndoshta nuk do të përplasemi,” ka shtuar ai, duke aluduar për ndikimin e marrëdhënieve ekonomike me SHBA-në në vendimet e liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Related article  Burri ndahet nga gruaja në mes të dasmës, arsyeja e tij ka prekur dhe shokuar të gjithë (Video)

Trump vazhdimisht gjatë javës së fundit, që nga momenti i shpalljes së armëpushimit midis Izraelit dhe Iranit e deri tek samiti i NATO-s në Hagë, i është referuar marrëveshjes Kosovë-Serbi, të arritur në Uashington në vitin 2020, si një histori suksesi e ndërmjetësimit të tij. “Ne e ndalëm Serbinë, e cila ishte gati të fillonte një përplasje,” kishte deklaruar ai dy ditë më parë.

Ai i referohet marrëveshjes së nënshkruar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në Zyrën Ovale në Uashington, më 4 shtator 2020, një marrëveshje e ndërmjetësuar nga administrata e Donald Trumpit. Kjo marrëveshje, ndër të tjera, përfshinte njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe angazhimin e Serbisë për të ndaluar fushatën e saj për çnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe për t’u përmbajtur nga kërkesat zyrtare ose jozyrtare drejtuar ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare për të mos e njohur Kosovën si shtet të pavarur. Deklaratat e fundit të Trumpit vijnë në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten delikate dhe të ngarkuara me tensione.

Related article  Kujdes me financat! Këto shenja do humbin një shumë të madhe parash, ja cfarë thonë yjet!
Published inLajme