Skip to content

Shqiptari në emigrim i dërgonte lekë të fejuarës për t’i kursyer, më vonë zbulon …

Një histori zhgënjimi dashurie ka ardhur nga Vlora, duke u bërë publike në emisionin “Aldo morning show”. Një 38-vjeçar vlonjat, i cili prej një viti jeton si emigrant në Gjermani, ka zbuluar se e fejuara e tij në Shqipëri ka shpërdoruar paratë që ai i dërgonte çdo muaj për planet e tyre të përbashkëta të së ardhmes.

Related article  Na e mbante 'sekret'! Ja si duket sot djali i Grida Dumës, i larguar nga Shqiperia, ja cfare ben sot (Foto)

Sipas rrëfimit, 38-vjeçari ka disa vite që jeton dhe punon në Gjermani dhe ka dy vite që nuk ka mundur të vizitojë Shqipërinë. Ai ishte fejuar me një vajzë që e kishte njohur nëpërmjet rrjeteve sociale.

Emigranti vlonjat kishte krijuar një besim të madh tek e fejuara e tij dhe për plot një vit i kishte dërguar rregullisht një pjesë të pagës me qëllim që ajo t’i kursente ato për të realizuar planet e tyre të së ardhmes së bashku.

Related article  E tmerrshme! Gruaja shqiptare gjendet e masakruar në banesë, 3 persona në pranga

Mirëpo, kur 38-vjeçari më në fund u kthye në Shqipëri, ai u përball me një realitet të hidhur. Ai mësoi se e dashura e tij jo vetëm që nuk i kishte kursyer paratë, por i kishte shpenzuar ato me të dashurin e saj të ri, duke e lënë emigrantin të zhgënjyer dhe të tradhtuar.

Related article  Vendi me shume shqiptare tronditet nga termeti i fuqishem, panik ne...

Kjo histori e ndarë në emisionin “Aldo morning show” ka prekur shumë dëgjues, duke sjellë në vëmendje sfidat dhe zhgënjimet që mund të hasin personat që mbajnë lidhje në distancë.

Published inLajme