Skip to content

“Nuk dija ta mbaja. Më vinte të qeshja e të qaja…” Alban Xhihani kujton momentin kur u bë baba

Alban Xhihani është baba i dy vajzave, Uma dhe Liv. Së bashku me bashkëshorten e tij Isida, ata treguan më shumë nga jeta e tyre familjare këtë të enjte në studion e “Rudina” në Tv Klan. Gazetari ndau edhe emocionet e momentit kur u bë baba për herë të parë.

Related article  Po bën ping-pong me mua?!/ Debati i ashpër mes Laertit dhe Valbonës, banori: Nuk jam polic

“…Isida ka përjetuar 9 muaj me radhë, por unë realisht nuk di ta shpjegoj dhe sot edhe kësaj dite, se brenda vetes, kur më thanë që hajde, prisja te korridori, ato 50 minuta më janë dukur si 50 vite. Edhe nuk ia kisha idenë sa do zgjaste si proces njëherë, derisa u fut në sallë. Kur më thanë që hajde shikoje gocën, ma dhanë në dorë. E para nuk dija ta mbaja. Por më vinte edhe të qaja, edhe të gëzoja, të qeshja, një gjë e miksuar, sa edhe sot e kësaj dite nuk e di çfarë emocioni ka qenë”, rrëfeu ai mes të tjerash.

Related article  Zgjedhjet vendore, dalin rezultatet e para, ja kush kryeson ne keto zona

Published inShowbizz