Skip to content

Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, nxirren të pajetë 3 persona! Shpëton fëmija

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Rashçe-Saraj, në Maqedoninë e Veriut, ku një makinë me pesë persona për arsye ende të paditura ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Vardar.

Related article  Heton tradhtine e cifteve VIP, vajzes se investigueses private i ndodh e papritura, tentojne ta...

Mediat në MV bëjnë me dije se ekipet shpëtuese arritën të nxjerrin makinën nga lumi bashkë me tre persona të pajetë.

Ndërkohë që mësohet se në makinë ndodhej edhe një fëmijë 5 vjeç i cili për fat të mirë shpëtoi, si edhe një person i pestë trupi i të cilit nuk është gjetur akoma.

Related article  Enca provokon fansat: Unë jam p** Kardinal! Del video me pamje te forta (Video)

Gjatë përmbysjes së makinës në lumin Vardar i mituri ka fluturuar jashtë automjetit, dhe është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është dërguar në spitalin ”8 shtatori” në Shkup.

Related article  LAJM I FUNDIT - Rama ultimatum kryebashkiakëve: Guxoni deri te hënën dhe..

Ende nuk ka një informacion të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për pasagjerin tjetër që rezulton i zhdukur.

 

Published inLajme