Skip to content

LAJM I FUNDIT/ ‘Bomba’ e TRUMP: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën disa ditë më parë, por unë…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi sot se administrata e tij ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar një përshkallëzim të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë vetëm pak javë më parë. Trump e bëri këtë deklaratë gjatë një konference për mediat të mbajtur të mërkurën, në përfundim të Samitit të NATO-s në Hagë.

“Ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte…”, tha Trump, duke përmendur këtë si një nga konfliktet e shumta që ai pretendon se ka ndalur në javët e fundit.

Presidenti amerikan lavdëroi veten dhe administratën e tij për punën e mirë që kanë bërë kohët e fundit për të siguruar paqen në botë. Ai përmendi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se Putin i kishte ofruar ndihmë për Iranin, por Trump i ishte përgjigjur se kishte nevojë për ndihmën e tij për Ukrainën. Trump gjithashtu shtoi se në javët e fundit kishin zgjidhur çështjen mes Indisë dhe Pakistanit, si dhe atë mes Kosovës dhe Serbisë. Ai la të kuptohej se priten zhvillime pozitive edhe në lidhje me një konflikt të tmerrshëm mes Kongos dhe Ruandës në Afrikë.

Megjithatë, Presidenti Trump nuk dha detaje të tjera konkrete lidhur me situatën mes Kosovës dhe Serbisë që ai pretendon se ka ndalur. Ai përsëriti komentet e tij të mëparshme, duke thënë se paraardhësi i tij, Joe Biden, “e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë” mes dy vendeve me disa vendime “shumë të marra”, duke siguruar se ai “do ta rregullonte këtë punë”, ashtu siç kishte vepruar gjatë mandatit të tij të parë, kur sipas tij, kishte ndalur një përshkallëzim të madh të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin duke e përshkallëzuar situatën me intensitet, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në luftë”, shkroi Trump.

“Unë e ndala. Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të marra, por unë do ta rregulloj, përsëri!”, tha ai më tej. Deklaratat e Presidentit Trump priten të shihen me interes nga analistët dhe diplomatët e Ballkanit Perëndimor.

Published inLajme