Skip to content

‘Shpërthen’ termometri, ja sa pritet të shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Pas një vale të nxehti që ka përfshirë vendin ditët e fundit, Instituti i Gjeoshkencave ka lëshuar një paralajmërim për temperatura edhe më të larta që priten të godasin Shqipërinë nesër. Sipas parashikimeve më të fundit, në disa zona të vendit, termometri mund të ngjitet deri në 40 gradë Celsius, duke e bërë ditën e nesërme ndër më të nxehtat e kësaj vere.

Ekspertët kanë ngritur alarmin për rrezik të shtuar shëndetësor, veçanërisht për grupet më të ndjeshme të popullsisë, si të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe personat me probleme kardiovaskulare.

Mjekët këshillojnë fuqimisht qytetarët që të shmangin daljen jashtë shtëpisë gjatë orëve të pikut të nxehtësisë, të konsumojnë sasi të mëdha uji për të qëndruar të hidratuar dhe të shmangin qëndrimin e gjatë në diell. Gjithashtu, rekomandohet që të tregohet kujdes i veçantë me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura, për të parandaluar rrezikun e zjarreve.

Në njoftimin e Institutit të Gjeoshkencave theksohet: “Raportoni çdo zjarr apo tym në numrat 128 ose 112. Respektimi i masave parandaluese shpëton jetë, pronë dhe natyrën.” U apelojmë të gjithë qytetarëve të jenë të vëmendshëm dhe të ndjekin këshillat e ekspertëve për të mbrojtur shëndetin dhe për të shmangur incidentet gjatë kësaj periudhe të nxehtë ekstreme.

Published inLajme