Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar të dyshuar për dhunim dhe tentativë rrëmbimi të një personi tjetër. Në një njoftim zyrtar, policia bëri të ditur arrestimin e shtetasit Luel Rabija (Pjetri).
Sipas hetimeve paraprake dhe pamjeve filmike, i arrestuari dyshohet se pas një debati, ka marrë me forcë në automjet një shtetas 40-vjeçar dhe e ka dhunuar.
Menjëherë pasi morën informacion për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndërhynë me shpejtësi, duke bërë të mundur ndalimin e autorit të dyshuar.
Policia njofton se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa automjeti i përdorur nga i dyshuari është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi zyrtar nga Policia e Tiranës:
“Mori me forcë në automjet dhe dhunoi një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 34-vjeçari. Sekuestrohet automjeti. Sapo janë njoftuar se një shtetas ishte marrë me forcë, me automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe sqaruar rrethanat e rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë. Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vijimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.