Skip to content

LAJM I FUNDIT – Aksident i rëndë në mes të kryeqytetit, makina përplas 3 fëmijë (VIDEO)

Një incident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në kryeqytetin e Shqipërisë, duke përfshirë tre fëmijë të mitur. Sipas informacioneve të para, një makinë me logon e marketit ‘Pronatyra’ ka përplasur dy monopatina elektrike me të cilat po lëviznin tre fëmijë.

Ngjarja tragjike u shënua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” rreth orës 10:30 të mëngjesit. Fëmijët, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende publik, janë transportuar menjëherë në spital dhe burime nga spitali bëjnë me dije se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, duke shkaktuar shqetësim të madh në komunitet.

Sipas raportimeve fillestare, makina e marketit ‘Pro Natyra’ ishte duke qarkulluar në korsinë e autobusëve, një veprim ky që do të verifikohet nga hetimet e policisë.

Policia e Tiranës ka lëshuar një njoftim zyrtar në lidhje me incidentin: “Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur. Si pasojë janë dëmtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.”

Grupi i posaçëm hetimor i policisë ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të zbardhur të gjitha rrethanat që çuan në këtë aksident të rëndë dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta të përplasjes. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje nga hetimet.

Published inLajme