Skip to content

Të shtënat me armë në Shkodër, dyshohet për atentat. U qëllua ndaj…

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen “Rus” pranë vendit të njohur si “Haxhagict”, në qytetin e Shkodrës.

Dyshohet për një atentat të dështuar, ndërsa theksohet se fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka rrethuar gjithë zonën.

Related article  VIDEO/ G-Bani me deklaratë të fortë: “Dëgjova Eglin duke r*nkuar me Gjestin në krevat”

Njoftimi:

Rreth orës 20:10, në lagjen Partizani, në Sheshin Rus, nga një person që qarkullonte me një motomjet pa targa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Peugeot të parkuar, në pronësi të shtetasit E. H.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e shtetasit E. H., si dhe dëmtime të lehta dhe në një automjet të parkuar afër automjetit tip Peugeot.

Related article  Përsëritet tragjedia e Klosit në Gramsh, Masivi i dheut pranë HEC-it zë poshtë dy persona (EMRAT)

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të drejtuesit të motomjetit që lëvizte autori.

Related article  Ariana Grande shfaqet kockë e lëkurë, fansat të shokuar: “Ajo po vdes”!

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpuntori i tij, drejtuesi i motomjetit.

 

Published inLajme