Skip to content

Viti i ri, avazi i vjetër/ Të shtëna me armë në Berat, policia bllokon hyrje-daljet në qytet

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Berat. Mësohet se dy persona me inicialet A. M., dhe A. Dh, banues në Berat, kanë njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat se dy persona që lëviznin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, në lagjen “Donika Kastrioti”, në afërsi të spitalit. Nga të shtënat bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar.

Related article  Banorja e Ferma VIP perfundon ne spitalet e Dubait, beri nderhyrje per te zbukuruar...

Gjithashtu bëhet me dije se pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri, por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.

Njoftimi:

Berat/Informacion paraprak

Shtetasit A. M., dhe A. Dh, banues në Berat, kanë njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat se dy persona që lëviznin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, në lagjen “Donika Kastrioti”, në afërsi të spitalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Related article  Aksident tragjik me pesë viktima, tre janë shqiptarë

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.

Related article  Koha ka ndalur për të! Rishfaqja e Xhoana Nanos pas shumë vitesh në Shqipëri, ja si duket tani gruaja e ish- kryeministrit (FOTO)

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

Published inLajme