Skip to content

Të shtëna me armë zjarri jashtë një lokali, plagosen 10 persona! Dyshimet e policisë

Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e parë të vitit të ri në Kuins të Nju Jorkut.

Mediat e huaja raportojnë se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 10 persona.
Ngjarja ndodhi jashtë një lokali privat të mërkurën vonë.

Related article  Vdes Lulzim Basha?! Reagon me urgjencë Rama: Mos...

Të plagosurit janë 6 gra dhe 4 burra. Për fat të mirë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, njoftoi policia. Autoritetet thanë se 3 ose 4 persona hapën zjarr ndaj turmës jashtë lokalit privat.

Dëshmitarët shprehën tronditjen e tyre duke përdorur mediat sociale ndërsa shpërndanë fotografi të momentit të mbërritjes në vendngjarje të punonjësve të rendit.
Policia përjashtoi mundësinë e një sulmi terrorist.

Related article  Një spiun në celularin dhe lap top-in tuaj, Vodafone dhe One të tregojnë ç’po ndodh me DPI

Ngjarja u regjistrua disa orë pas dy akteve të tjera të dhunës në Shtetet e Bashkuara.

Në Nju Orlins një kamionçinë mori përpara turmën e njerëzve që po festonin Vitin e Ri duke vrarë 15 persona ndërsa në Las Vegas një person vdiq dhe shtatë të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një makine Tesla jashtë hotelit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Related article  ‘Tregoni kujdes me financat…’ Meri Gjini PARALAJMERON fuqishëm këto shenja!
Published inLajme