Skip to content

LAJM I FUNDIT – Të shtëna në kryeqytet, çfarë po ndodh

Një incident i shënuar me përdorim të armës së zjarrit ka ndodhur në kryeqytetin e Shqipërisë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Institutit.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur mes disa personave për motive të dobëta. Gjatë sherrit, njëri prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar.

Related article  Ngrohja globale, zonat në Shqipëri që mund të fundosen nën ujë pas disa vitesh

Policia ka ndërhyrë menjëherë pas njoftimit për incidentin dhe ka bërë të mundur arrestimin e njërit prej të përfshirëve në konflikt. Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar identitetin e personave të tjerë të përfshirë.

Related article  Amber plas b*mbën, i nxjerr pamjet Laertit! I lidhur prej 1 viti me tr*nsgjinoren shqiptare (foto)

Deri më tani, nuk ka detaje të tjera në lidhje me llojin e armës së përdorur apo identitetin e të arrestuarit. Hetimet nga ana e policisë vazhdojnë.

Related article  Jo vetëm modele/ Danja zbulon punën e dytë: Jam specialiste në Bashkinë e Tiranës!
Published inLajme