Skip to content

Histori si në filma! Ish-eskortes nga Tirana i propozon per martese ish-klienti i saj personazh ne TV

Një episod i pazakontë dhe emocional u transmetua këtë të mërkurë në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, ku një histori dashurie e lindur në rrethana të jashtëzakonshme u kurorëzua me një propozim martese live.

Teuta, një 26-vjeçare me një të kaluar të vështirë si ish-punonjëse s–si, u surprizua në studio nga Olsi, një 24-vjeçar që dikur ishte klient i saj – e sot, partneri i jetës. Ai mbërriti papritur në studio, u ul në gjunjë dhe i kërkoi dorën për martesë, në një moment që solli lot gëzimi dhe përqafime të sinqerta mes të dyve.

Related article  E fundit! Nami ne Shkoder! Altin Dumani niset me urgjence, do arrestohen per vjedhje votash koka te medha

Historia e Teutës kujton filmin “Pretty Woman”: një grua e dhunuar nga ish-bashkëshorti, e detyruar të largohet shtatzënë dhe të përballet me realitetin brutal të jetës në rrugë, gjeti dashurinë dhe shpëtimin pikërisht aty ku nuk e priste.

Related article  Të njëjtat gjëra që bën Egli ndaj tij, i bënte Gjesti ndaj Xhenetës në BBVK3 — rrjeti po zien pas kësaj video

Gjatë bisedës me gazetaren Odeta Dume, ajo rrëfeu se jeton me djalin e saj të dytë dhe me Olsin, i cili jo vetëm e ka ndihmuar të dalë nga jeta që bënte, por e ka mbështetur dhe qëndruar pranë në momentet më të errëta.

Related article  'Pse kaq shume injorante...' Shperthen Kreshnik Spahiu per mbeshtetesit e Iranit

“Ka qenë klienti im. Ai më ndihmoi të largohem nga kjo rrugë. Më ka qëndruar gjithmonë pranë,” tregoi Teuta me emocione. Kur gazetarja e pyeti nëse ai e kishte propozuar për martesë, Teuta u përgjigj: “Jo akoma… por unë e dua shumë.”

LEXO HISTORINE E PLOTE

Published inLajme