Skip to content

Qellohet me arme 15-vjeçari shqiptar në Greqi! Autori e qëlloi brenda një banese dhe e hodhi në rrugë

Një 15-vjeçar shqiptar, është plagosur rëndë me armë zjarri në Aspropyrgo të Greqisë.

I riu është gjetur në rrugë nga një drejtues automjeti, i cili e ka transportuar menjëherë në spitalin e Thriasios. Sipas raportimeve, gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Policia greke dyshon se autori e ka qëlluar 15-vjeçarin brenda një banese në zonën Nea Zoi dhe më pas e ka hedhur në rrugë për të fshehur ngjarjen. Hetimet për identifikimin e autorit vazhdojnë.

Related article  Tjeter ngjarje e rende, ka humbje jete

Ngjarja e rëndë vjen në një periudhë kur autoritetet greke po përballen me sfida të mëdha për shkak të rritjes së veprimtarive kriminale të grupeve të organizuara nga Shqipëria, veçanërisht në trafikun e drogës.

Related article  Ngjarje të fuqishme që do ju ndikojnë tmerrsishtë në jetën tuaj! Meri Shehu bënë paralajmërimin e fortë për këtë javë

Në muajt e fundit, përplasjet mes këtyre grupeve kanë rezultuar në viktima të pafajshme, përfshirë një 5-vjeçar të vrarë dhe plagosjen e dy grave.

Related article  LAJM I FUNDIT – Po ndodh! Fѻrcat speciale rrethojnë qytetin, kërkohet të rr℮zíkshmít. Zbuloni detajet (VIDEO)

Për një prej këtyre rasteve janë shpallur në kërkim disa shqiptarë me origjinë nga Fieri.

Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për të vendosur përgjegjësit përpara drejtësisë.

Published inLajme