Pas sulmit të bujshëm të forcave ajrore amerikane ndaj tri qendrave bërthamore kyçe në Iran, Shtëpia e Bardhë publikoi një seri fotografish të paprecedenta nga brenda “Situation Room” – dhoma e fshehtë e komandës dhe krizës në Uashington, ku Presidenti Donald Trump dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare ndoqën drejtpërdrejt operacionin ushtarak që tashmë ka hyrë në histori si “Çekani i Mesnatës”.
Në sfondin e tensionuar të fotografive, Trump qëndron i ulur në krye të tryezës së gjatë ovale, me një qëndrim të vendosur dhe sy të ngulur drejt pamjeve që vijnë nga terreni.
Rreth tij ndodhen figurat më të larta të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së SHBA, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth,
Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe këshilltarë të tjerë të rangut të lartë, të mbledhur për të ndjekur minutë pas minute një nga operacionet më delikate të dekadës së fundit.
VIJO LEXIMIN DUKE KLIKUAR KETU
