Skip to content

Mesazh apo rastesi! Cfare tregojne ‘Brirët e Dj-llit’ nga gjenerali amerikan

Por ajo që tërhoqi vëmendjen më të madhe në këto pamje ishte një detaj i papritur dhe simbolik: Gjenerali Dan Caine, Kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, i fotografuar duke bërë “shenjen e brirëve” me dorë teksa vështron mbi dokumentet dhe pamjet në tryezë.

Një gjest që, megjithëse në ditët e sotme përdoret shpesh në kulturën pop dhe muzikën rock, rrënjët i ka në supersticionet mesdhetare si simbol mbrojtës kundër së keqes.

Origjina e këtij gjesti vjen nga Italia dhe vende të tjera të rajonit që besonin se “shenja e brirëve” largon fatin e keq – një detaj intrigues dhe i pazakontë për një moment kaq serioz dhe historik.

Sipas deklaratës zyrtare të Presidentit Trump, sulmet u kryen me sukses absolut, duke goditur objektivat në tri nga objektet më të rëndësishme bërthamore të regjimit iranian:

Fordow, Isfahan dhe Natanz. Sipas tij, “programi bërthamor i Iranit është shkatërruar plotësisht”, dhe kjo ndërhyrje ishte një masë e domosdoshme për të ndalur “kërcënimin e menjëhershëm që regjimi iranian paraqiste ndaj paqes globale”.

Operacioni është vlerësuar si një përshkallëzim i madh në konfliktin e tensionuar SHBA-Iran dhe si një sinjal i qartë i bashkërendimit strategjik midis Uashingtonit dhe Tel Avivit.

Vendimi i Trump për të ndërhyrë ushtarakisht erdhi pas ditësh diskutimesh intensive dhe vetëm pak ditë para përfundimit të afatit dyjavor që ai i kishte vendosur vetes për të vepruar në rast të mungesës së reagimit nga Irani ndaj kërkesës për ndalim të menjëhershëm të avancimit bërthamor.

Ndërkohë që bota ndjek me ankth zhvillimet që do të pasojnë, publikimi i këtyre fotografive nga dhoma e komandës përfaqëson më shumë sesa një kronikë vizuale –

ato janë dëshmi të një momenti historik ku vendimet për luftë dhe paqe, jetë dhe vdekje, u morën në heshtje, nën dritën e monitorëve dhe hijen e një simboli të lashtë mbrojtës.

Published inPETS