Skip to content

Sapo e kishte blere 700 mije euro! Dalin pamjet e renda te apartamentit te djegur te Franceska Muratit

Një incident i rëndë ka tronditur pasditen e së dielës një nga zonat më elitare të Tiranës. Në kompleksin rezidencial “Lake View”, në zemër të kryeqytetit, një apartament luksoz është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Burime të afërta me hetimet kanë konfirmuar se banesa i përket Françeska Muratit, ish-banore e “Big Brother Albania”, e cila vetëm pak ditë më parë kishte shpallur me krenari në rrjetet sociale blerjen e këtij apartamenti, të cilin e kishte quajtur “realizimi i ëndrrës së saj”.

Prona në fjalë, një nga më të shtrenjtat në kompleks, kishte një vlerë të raportuar prej afro 700 mijë eurosh. Ajo ndodhej në një nga kullat më të mira të zonës, me pamje të hapur dhe standarde bashkëkohore të ndërtimit.

Procesi i mobilimit dhe arredimit ishte ende në zhvillim kur apartamenti u përfshi papritur nga zjarri, në orët e pasdites së 23 qershorit.

KLIKO KETU PER TE PARE FOTOT E APARTAMENTIT TE DJEGUR

Published inLajme