Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në një nga zonat më të njohura dhe elitare të kryeqytetit, në kompleksin rezidencial Lake View në Tiranë.
Burime nga vendngjarja kanë konfirmuar se një apartament luksoz është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa më vonë është mësuar se banesa në fjalë i përket Françeska Muratit, ish-banore e reality show-t “Big Brother Albania”.
Apartamenti në fjalë është një nga më të shtrenjtët në kompleks, me një sipërfaqe të konsiderueshme dhe të pozicionuar në një nga kullat e përparme të zonës.
Vetëm pak ditë më parë, Murati e kishte bërë publike përmes rrjeteve sociale blerjen e kësaj prone të re, duke theksuar se bëhej fjalë për një investim madhor me vlerë rreth 700 mijë euro.
VIJO LEXIMIN DUKE KLIKUAR KETU
