Skip to content

Pasi u hodhën bombat, SHBA habit me kërkesën e re ndaj Iranit: Tani duhet të bëni…

Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur me sukses të pengojnë programin bërthamor të Iranit dhe se administrata Trump tani synon një zgjidhje diplomatike për tensionet e vazhdueshme me Teheranin.

Në një intervistë për emisionin “Meet the Press” në rrjetin NBC, Zëvendëspresidenti Vance theksoi se administrata aktuale nuk ka asnjë dëshirë për të vazhduar sulmet ushtarake apo bombardimet e mëtejshme ndaj Iranit. “Nuk duam të vazhdojmë bombardimet apo të bëjmë më shumë se ç’është bërë deri tani. Qëllimi ynë është të ndalojmë plotësisht programin bërthamor iranian,” tha Vance, duke nënvizuar se objektivi ushtarak i SHBA-së në këtë fazë është përmbushur.

Ai më tej shtoi se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të gatshme të nisin bisedime konstruktive me Iranin me qëllim arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë dhe paqësore, e cila do të adresonte shqetësimet e të dyja palëve dhe do të siguronte stabilitet në rajon.

Ky qëndrim i Zëvendëspresidentit Vance vjen pas sulmeve të fundit të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, një operacion i cili duket se ka për qëllim të krijojë kushtet e nevojshme për një angazhim diplomatik. Paralelisht, pas sulmeve mbi impiantet bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Isfahan, Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, në një konferencë për mediat, ka konfirmuar se objektivi i operacionit është arritur. Ai u shpreh se me sulmin preciz të SHBA-së gjatë natës janë shkatërruar ambiciet bërthamore të Iranit.

Sekretari Hegseth theksoi se Presidenti Trump edhe më herët ka deklaruar qartë se Irani nuk duhet të posedojë armë bërthamore dhe se, sipas tij, “kur ky president flet, bota duhet ta dëgjojë”. Ai shtoi: “Ushtria më e fuqishme që bota ka njohur ndonjëherë, asnjë vend tjetër në planetin Tokë nuk do të kishte mundur të kryente operacionin që kryetari do të përshkruajë këtë mëngjes.”

Megjithatë, Sekretari Hegseth përsëriti se Presidenti Trump “kërkon paqe” dhe se Irani duhet të zgjedhë këtë rrugë. Ai gjithashtu përsëriti paralajmërimin e Presidentit se Irani nuk duhet të ndërmarrë asnjë akt hakmarrjeje pas sulmeve të fundit. Këto deklarata të zyrtarëve të lartë amerikanë sugjerojnë një ndryshim të mundshëm në strategji, nga sulmet ushtarake në përpjekjet diplomatike për të zgjidhur krizën me Iranin.

Published inLajme