Skip to content

Festa që u kthye në tragjedi/ SHkon në 10 numri i viktimave, mes tyre dhe fëmijë dhe familjarë të autorit

Të paktën 10 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë në Cetinje në pasditen e 1 janarit, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm malazez, Danillo Sharanoviq.

Policia është në kërkim të Aco Martinoviqit, i cili është i dyshuar për vrasjet dhe plagosjet.

Sipas raportimeve, Martinoviq i ka vrarë katër persona në një bar dhe gjashtë të tjerë nëpër lokacione tjera, përfshirë anëtarë të familjes së tij.

Katër persona janë dërguar në Qendrën Klinike të Podgoricës në gjendje kritike, sipas drejtorit të këtij institucioni Aleksandar Radoviq.

Related article  FOTO/ Xhensila shfaq format trupore nga palestra, ja si duket këngëtarja! Mbani gruan larg kur t'i shikoni këto foto

Policia ka thënë se i dyshuari, që është ende në arrati “është i armatosur dhe i rrezikshëm”.

Sipas deklaratës së Policisë, në mesin e të vrarëve janë disa anëtarë të familjes së Martinoviqit.

Kryeministri malazez, Millojko Spajiq është parë jashtë spitalit, dhe e ka përshkruar rastin si tragjedi të tmerrshme, dhe që të gjitha forcat policore janë angazhuar në kërkim të vrasësit. Ai shkroi në rrjetin X se edhe ushtria do t’i bashkohet policisë në kërkim.

Related article  Pëllumb Pilinçi shpall "Qeverinë e re" në Vlorë, paralajmëron arrestime masive

Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi për motivet e mundshme të vrasjeve.

Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit për vrasje të shumëfishtë
Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit për vrasje të shumëfishtë

Martinoviq është dënuar me kusht në vitin 2005 për sjellje të dhunshme me një vit burg, por nuk është konsideruar si person me interes për sigurinë, tha ministri Sharanoviq.

Ai shtoi se në vitin 2022 tek ai u gjetën armë dhe eksploziv, për çka është dënuar në shkallën e parë me tre muaj burg.

Related article  Bëhuni gati! Temperatura acari, reshje shiu dhe dëborë, parashikimi i motit për javën që vjen (Tabela)

Policia u ka bërë thirrje banorëve të Cetinjes që të qëndrojnë në ambiente të brendshme.

Qyteza e Cetinjes është rreth 30 kilometra larg Podgoricës.

Qeveria e Malit të Zi i ka shpallur tri ditë zie, më 2,3 dhe 4 janar, për shkak të këtij rasti.

Koncertet për shënim të Vitit të Ri janë anuluar në Podgoricë, Budvë dhe Kotor, ndërsa kryeministri Spajiq u ka bërë thirrje edhe komunave tjera që t’i anulojnë organizimet e jashtme.

Published inLajme