Rinumërimi i votave në Tiranë ka zbuluar edhe trafikimin e fletëve të votimit brenda listës preferenciale të kandidatëve. Ajo qe bie ne sy ne te dyja listat si PS dhe PD ka trafikim votash, jo vetem brenda llojit, por edhe duke iu vjedhur partive me te vogla.
Sa i përket Partisë Socialiste, ministri Ervin Hoxha 193 vota më shumë ne leter sesa ka ne kuti, duke u ndjekur nga Xhemal Qefalia, komshiu i Rames, i cili ka 125 vota më shumë.
Kandidatja për deputete Kejsi Elezi rezulton me 89 vota më shumë në procesverbalë se sa kishte në kutinë e votimit, ndërsa Fatmir Xhafaj ka 82 vota më shumë, dhe Erion Braçe me 28 vota plus.
Në listën e hapur të PS-së, në garë deri në fund ishin Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka. Por rinumërimi deri tani, duket se nuk e ndryshon faktin që Xhaçka vijon të mbajë mandatin e deputetes. Gjylametit i kanë hequr -3 vota, ndërsa Xhaçkës i janë shtuar 34. Kandidatët e PS-së më të “persekutuar” nga numëruesit deri tani rezulton Mimi Kodheli -33.

