Skip to content

Rinumerimi i votave, Ministri i Brendshem hajduti me i madh i votave, komisioneret sikur kane qene police

Në listën e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, pretendonte se shumë vota të tij kishin kaluar te kandidatët e tjerë.

Por ajo që doli nga 437 kutitë e para ishte fakti që Alimehmeti në procesverbal rezulton të ketë 61 vota më shumë se çfarë kishte realisht në kuti.

Në radhët e demokratëve, kandidatët me më shumë vota në procesverbal se në kuti janë Petrit Gjorgji me 43 vota, Myslym Murrizi me 31 vota, Edit Harxhi me 21 vota dhe Ilir Metaj me 28 vota.

Ndërkohë që rivalja e Alimehmetit për të hyrë në listën fituese, Jorida Tabaku ka 22 vota më shumë në procesverbal, sesa në kuti.

Kandidatët demokratë më të “persekutuar” në numërimin e parë kanë qenë Asllan Dogjani me -10 vota, Salvador Kaçaj me -17 vota dhe Ilda Zhulali me -5 vota.

Published inLajme