Aktori i njohur Visjan Ukcenaj, i cili sot ka fituar zemrat e publikut me rolet e tij të spikatura në teatër dhe televizion, ka ndarë së fundmi një rrëfim të sinqertë dhe prekës për sfidat e mëdha me të cilat është përballur në fillesat e karrierës së tij artistike.
Në një intervistë ku tregoi prapaskenat e rrugës drejt suksesit, Ukcenaj kujtoi disa prej momenteve më të vështira që do të kishin mundur ta thyenin shpirtërisht çdo të ri me ëndrra për skenën. “Unë kam humbur një audicion në shkollë dhe një tjetër në ‘Portokalli’.
Kam konkurruar për herë të parë në Akademinë e Arteve në vitin 2007 dhe nuk ma dhanë shkollën”, rrëfeu ai, duke shtuar se refuzimi në atë kohë i la një shije të hidhur, por nuk e ndaloi.
Por për Visjanin, pengesat nuk do të ndaleshin me kaq. Pavarësisht dështimit për të hyrë në Akademi, ai vijoi të kërkonte mundësira për t’u afirmuar si aktor.

