Skip to content

Nuk ka qetësi! Tërmeti godet sërish qytetin e banuar nga shqiptarët

Greqia ka vijuar të përballet me lëkundje sizmike, pasi pasditen e sotme një tërmet ka goditur ishullin e Kretës, vetëm pak orë pasi një tjetër tërmet u regjistrua në ishullin e Zakynthos në orët e para të mëngjesit.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane Mesdhetare, tërmeti i regjistruar në Kretë ka pasur një magnitudë prej 4.8 ballësh të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë e lokalizuar 51 kilometra në jug-perëndim të Palaiochor-as, një zonë e njohur në Kretën jugore, ndërsa thellësia fokale e tërmetit ka qenë 12 kilometra.

Deri në këto momente, mediat greke nuk kanë raportuar për ndonjë të lënduar apo dëme materiale si pasojë e këtij tërmeti. Megjithatë, autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës janë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mundshëm pasues.

Tërmeti në Kretë pason një lëkundje tjetër sizmike me magnitudë më të vogël që u regjistrua në ishullin e Zakynthos herët në mëngjes, duke treguar një aktivitet sizmik të rritur në rajonin e Greqisë. Autoritetet greke po ndjekin nga afër situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të vëmendshëm dhe të ndjekin udhëzimet në rast të ndonjë lëkundjeje tjetër të mundshme.

Published inLajme