Skip to content

‘Dokumenti qe doli nga hakerat’ Skandali, gjyqtarja akuzon Ina Ramen si spiune te SHISH, Sherbimi sekret deklaron se…

Një betejë e pazakontë gjyqësore është zhvilluar mes ish gjyqtares së GJKKO Marsela Balili dhe Shërbimit Informativ Shtetëror në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Ish gjyqtarja ka ngritur dyshime se ish-kryeprokurorja Ina Rama, anëtare Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, është spiune e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Zonja Balili thotë se zonja Rama doli zbuluar si bashkëpunëtore e SHISH kur u publikua nga hakerat lista e plotë e bashkëpunëtorëve të SHISH me 1895 persona.

Nisur nga kjo indicie, Marsela Balili i ka kërkuar SHISH informacion zyrtar për lidhjen e Ina Ramës me institucionin e sekreteve. SHISH ka refuzuar informacionin e kërkuar nga ish gjyqtarja pasi klasifikohet sekret.

Në këto kushte, ish-gjyqtarja i ka kërkuar Komisionerit për të Drejtën e Informimit të urdhërojë SHISH për dhënien e informacionit, me pretendimin se ky informacion nuk është më sekret, për shkak të publikimit të listës së bashkëpunëtorëve.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit ka konkluduar se informacioni i kërkuar është sekret dhe si i tillë nuk mund të vihet në dispozicion. Ish-gjyqtarja Marsela Balili i ka kërkuar Gjykatës Administrative rrëzimin e SHISH dhe Komisionerit, por padia e saj nuk është pranuar nga gjykata.

Published inLajme