Skip to content

VIDEO/ I moshuari tenton vetëvrasjen në Shkodër, hidhet në Drin, shpëtohet nga policia

Një i moshuar ka tentuar që të mbytet në lumin e Drinit, por fatmirësisht është shpëtuar nga forcat e policisë.

NJoftimi:

U hodh në lumin Drin për tu vetëmbytur, reagimi dhe ndërhyrja në kohë  e Patrullës së Përgjithshme bëri të mundur nxjerrjen me shenja jete të 83 vjeçarit nga ujërat e lumit Drin.

Related article  E fundit - Zbardhet fati i Veliajt, gjƴkata merr vendimin për kryebashkiakun

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër  gjatë patrullimit në territor, kur ka parë se një shtetas është hedhur  nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin, menjëherë kanë marrë një varkë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e 83 vjeçarit me shenja jetë nga  ujërat e lumit Drin.

Related article  Çështja ‘Veliaj’, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë paraqitet në SPAK. Tronditen themelet e...

Shtetasi L. P, 83 vjeç, është transportuar me autoambulancë  në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.

Akoma nuk dihen shkaqet që kanë ccuar të moshuarin deri në këtë akt ekstrem.

Related article  Pak para Prime-t, familjarët e Briknes ben kerkesen e shpejte

Published inLajme